Ish-shefi i inteligjencës ukrainase arrestohet në Preshevë, policia i gjen mijëra euro e gurë të çmuar

Ish-shefi i inteligjencës ukrainase arrestohet në Preshevë, policia i gjen mijëra euro e gurë të çmuar

Bota June 11, 2022 - 15:37

Ish-shefi i departamentit të sigurisë së brendshme të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Andriy Naumov, është arrestuar në Preshevë, nën dyshimin për pastrim parash.

Policia në pikën kufitare të Preshevës kanë ndalur një veturë të tipit BMW të cilën e drejtonte shtetasi gjerman Alexander Akst 36-vjeçar, teksa Naumov ishte në makinë me të dhe planifikonin që të largoheshin për në Maqedoninë e Veriut, shkruan media e Kievit “Ukrainska Pravda”.

Pas kontrollit në makinë, policia gjeti mbi 607 mijë euro dhe mbi 124 mijë dollarë dhe dy gurë të çmuar të padeklaruar.

Në fakt, autoritetet serbe që e kryen arrestimin, në njoftim i kanë dhënë vetëm inicialet e të prangosurve.

“Punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Departamentit Antikorrupsion, në bashkëpunim me policinë kufitare dhe doganat, më 8 qershor kanë ndaluar shtetasin gjerman A.A. I lindur në vitin 1986 dhe ukrainas A.N. I lindur në vitin 1982 me dyshimin e arsyeshëm për pastrim parash. Gjatë kontrollit në postbllokun e Preshevës një veturë BMW e drejtuar nga A.A., A.N. ishte në veturë me të, i gjetën të padeklaruara 607.990 euro dhe 124.924 dollarë dhe dy smeraldë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, teksa u publikuan edhe fotografitë e parave dhe gurëve që sekuestruan.

Të arrestuarit dyshohet se paratë dhe gurët e çmuar, të cilët “vinin nga burime ilegale”, kishin planifikuar t’i nxirrnin jashtë Serbisë. Ata janë ndaluar dhe ndodhen në qendrën e paraburgimit në qytetin e Nishit, derisa Kodi Penal i Serbisë parasheh dënimin deri në 12 vjet burg për krime të tilla.

Naumov drejtoi Departamentin Kryesor të Sigurisë së Brendshme të “SBU” nga vera 2019 deri në korrik 2021, ndërsa në vitin 2020, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i dha atij gradën e gjeneral brigade. Por ai u arratis nga Ukraina në natën kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt e më pas edhe Zelensky e liroi nga posti. /klankosova 

Image

Image

Image