Putini: Rusia e gatshme të parandalojë krizën ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet

Putini: Rusia e gatshme të parandalojë krizën ushqimore nëse Perëndimi heq sanksionet

Bota May 26, 2022 - 19:26

Moska është e gatshme që të kontribuojë në parandalimin e krizës ushqimore botërore nëse Perëndimi ndalon sanksionet që i ka vendosur Rusisë për shkak të Ukrainës, ka thënë presidenti Vladimir Putin në një bisedë telefonike me kryeministrin e Italiës, Mario Draghi.

Putini po ashtu foli për hapat e ardhshëm lidhur me sigurinë, që përfshijnë hapjen e korridoreve humanitare që anijet me civilë të kalojnë nga portet e Azovit dhe Detit të Zi që pala ruse po i ndalon”, tha Kremlini pas bisedës telefonike, shkruan BBC, transmeton Zeri.info.

Fermerët ukrainas kanë 20 milionë tonë drithra, por nuk mund t’i arrijnë tregjet e huaja edhe pse sezona e korrjeve do të fillojë. /Zëri