Rusia dyshohet se po përmbyt me qëllim territore në Ukrainën jugore

Rusia dyshohet se po përmbyt me qëllim territore në Ukrainën jugore

Bota May 26, 2022 - 18:10

Një qyet i vogël në Ukrainën jugore është përmbytur pjesërisht pasi forcat ruse që e kanë në zotërim thuhet se nuk po lejojnë riparimet në një hidrocentral. Lajmin e bën të ditur ushtria ukrainase.

Nova Kakhovka ndodhet në rajonin Kherson, që nga fundi i prillit, u bë qyteti i parë i madh që ra në duart e Rusisë që nga fillimi i luftës. Tashmë që përmbytjet të përfundojnë duhet të punohet në hidrocentralin e Kakhovkës.

Oleksiy Hromov, nënkryetari i Drejtorisë Kryesore Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, tha se dëmtimi i zgjatur mund të çojë në një “katastrofë mjedisore”.

Sipas tij, sasi të mëdha uji po derdhën jashtë hidrocentralit për shkak të dy njësive hidraulike në të cilat ka defekt. Por, Hromov shton se pushtuesit nuk do ta marrin mundimin për ta rregulluar.

“Fshatrat përreth dhe qyteti i pushtuar i Khersonit janë në rrezik,” u citua të thoshte ai nga agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine. /abcnews