Zyrtari rus: Porti i Mariupolit tashmë është plotësisht funksional

Zyrtari rus: Porti i Mariupolit tashmë është plotësisht funksional

Bota May 25, 2022 - 15:18

Ushtria ruse thotë se porti kryesor ukrainas i Mariupolit po funksionon sërish pas tre muajsh luftime.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjeneralmajor Igor Konashenkov, deklaroi se ushtria kishte përfunduar pastrimin e portit nga minat dhe tani është plotësisht operacional,.

Forcat ruse morën kontrollin e Mariupolit, porti strategjik në detin Azov, pasi mbrojtësit e fundit ukrainas në fabrikën gjigante të çelikut bregdetar Azovstal hodhën armët e tyre. /euronews