Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në gusht

Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në gusht

Bota May 22, 2022 - 16:04

Ukraina ka zgjatur ligjin ushtarak për tre muaj deri më 23 gusht.

Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi fillimisht dekretin, së bashku me një thirrje të përgjithshme mobilizimi ushtarak.

Ligji ushtarak ishte zgjatur edhe dy herë të tjera, ndërsa sot, parlamenti i Ukrainës votoi me një shumicë absolute për një zgjatje të tretë, ndërsa Rusia vazhdon të përqendrojë ofensivën e saj në rajonin lindor të Donbasit, transmeton Zeri.info.

Përfaqësuesi i Zelenskyt në Gjykatën Kushtetuese, Fedir Venislavsky, tha se vendimi për ta zgjatur atë për 90 ditë këtë herë është për shkak se një “kundërsulm kërkon më shumë kohë se sa mbrojtja”. /Zëri