Kutia e zezë jep detaje shokuese mbi fatin e avionit kinez, “vendim i marrë në kabinën e pilotit”

Kutia e zezë jep detaje shokuese mbi fatin e avionit kinez, “vendim i marrë në kabinën e pilotit”

Bota May 17, 2022 - 21:54

Më 21 mars, bota e shokuar nga luftimet e përgjakshme në Ukrainë nuk i dha rëndësinë e duhur rënies së një avioni Boeing 737 të kompanisë kineze China Eastern në kodrat e qytetit Wuzhou, në Kinën lindore.

Sipas autoriteteve kineze, në aksidentin ajror humbën jetën 133 persona. Por disa detaje, duke filluar nga trajektorja e mjetit fluturues, nuk bindën totalisht hetuesit e tragjedisë. Sot, ekzaminimi paraprak i kutisë së zezë të mjetit shton këto dyshime.

Boeing, sipas këtyre vrojtimeve, ka rënë në mënyrë të vullnetshme, nga dora e njeriut, si vlerësim i një personi që në atë moment ndodhej në kabinë. Ajo që ende nuk dihet është nëse ai person është vetë një nga pilotët, ose një person i tretë.

Përfundimet shokuese dolën ditën e sotme si ekskluzivë e gazetës amerikane Wall Street Journal. /a2cnn