Këshilltari i Zelenskyt: Negociatat me Rusinë kanë ngecur

Këshilltari i Zelenskyt: Negociatat me Rusinë kanë ngecur

Bota May 17, 2022 - 16:28

Lufta vijon ndërsa procesi i negociatave Rusi-Ukrainë ka ngecur.

Në një raportim të fundit të medieve ukrainase thuhet se Mykhailo Podolyak, këshilltar presidencial, u tha gazetarëve se Rusia nuk e kuptonte “rolin e saj jashtëzakonisht negativ” në botë dhe po refuzonte të ndalonte përdorimin e propagandës brenda vendit.

Ai tha se besonte se politikanët rusë po angazhoheshin vetëm në negociata, në mënyrë që ta përdornin këtë si propagandë për qytetarët rusë.

Këshilltari shtoi se qasja e Rusisë është “të gjitha ose asgjë”.

Raundi i fundit i bisedimeve ballë për ballë u zhvillua në Turqi në fund të marsit, megjithëse negociatat kanë vazhduar përmes telefonit. /abcnews