
Rusia thotë se nuk do të ketë bisedime mes Moskës dhe Kievit
Bota
May 17, 2022 - 12:29
Zëvendësministri i Jashtëm i Moskës, Andrei Rudenko, ka thënë se aktualisht nuk po zhvillohen negociata mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”.
“Jo, negociatat nuk po vazhdojnë. Ukraina është tërhequr praktikisht nga procesi i negociatave”, u tha Rudenko gazetarëve në Nizhny Novgorod - Rusi.
Ai shtoi se Kievi është tërhequr nga bisedimet diplomatike, duke përsëritur se negociatat nuk po ndodhin “në asnjë formë”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i tha më parë BBC-së se ai e kupton nevojën për dialog me Rusinë dhe se nga ana e tyre “jo të gjitha urat diplomatike janë shembur”. /Zëri