Dy raste me linë e majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar, çfarë dihet për virusin

Dy raste me linë e majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar, çfarë dihet për virusin

Bota May 16, 2022 - 10:22

Dy raste të tjera të lisë së majmunëve, janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar, njoftuan të shtunën autoritetet shëndetësore.

Këto raste vijnë, pas një person i infektuar fluturoi më 7 maj nga Nigeria në Mbretërinë e Bashkuar.

Pacienti mori kujdes të specializuar në një njësi izolimi në njësinë e spitalit të sëmundjeve infektive ‘Guy dhe St Thomas në Londër’, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Cilat janë simptomat e lisë së majmunit?

Lija e majmunëve është shumë ngjashme me linë e zakonshme dhe është më pak e transmetueshme.

Sëmundja zakonisht zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen diku nga pesë deri në 21 ditë pas infektimit.

Simptomat e lisë së majmunit janë: etheve, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, të dridhura, rraskapitje dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

Kjo simptomë e fundit është zakonisht ajo që i ndihmon mjekët të dallojnë linë e majmunit nga lija e dhenve ose lisë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).