Moska, e zemëruar për anëtarësimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO

Moska, e zemëruar për anëtarësimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO

Bota May 16, 2022 - 09:09

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabokov, ka thënë se Moska është e zemëruar pas lajmeve se Suedia dhe Finlanda kanë vendosur të aplikojnë në NATO, shkruan Sky News, transmeton Zeri.info.

“Askush nuk duhet të ketë iluzione se Rusia thjesht do t’i pranojë Suedinë dhe Finlandën t’i bashkohen NATO-s”, ka thënë ai, duke theksuar se siguria në të dyja vendet do të përkeqësohet nga ky veprim.

Ai më tej shtoi se “Situata globale do të ndryshojë rrënjësisht pas vendimit të Suedisë”. /Zëri