Të paktën 50 gra, fëmijë dhe të moshuar u evakuuan sot nga Azovstal

Të paktën 50 gra, fëmijë dhe të moshuar u evakuuan sot nga Azovstal

Bota May 06, 2022 - 21:55

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se të paktën 50 civilë u evakuuan me sukses nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol gjatë ditës së sotme.

“Sot arritëm të nxjerrim 50 gra, fëmijë dhe të moshuar nga Azovstal. Nesër në mëngjes do të vazhdojmë operacionin e evakuimit,” tha Vereshchuk në një deklaratë të postuar në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Më herët zyrtarët ukrainas thanë se nuk mund të komentonin evakuimin e civilëve nga uzina Azovstal që po organizohej nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Media shtetërore ruse të premten tha se 25 civilë u evakuuan nga uzina me dy autobusë./abcnews