Dy viktima nga sulmi me armë në Tel Aviv [foto]

Dy viktima nga sulmi me armë në Tel Aviv [foto]

Bota April 07, 2022 - 22:14

Dy persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur, pas një sulmi të armatosur në qendër të Tel Avivit, në Izrael. Ky është sulmi i katërt i këtij lloji në pak më shumë se dy javë.

Disa nga të shtënat raportohet se kanë ndodhur në rrugën Dizengoff, një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit.

Video nga vendi i ngjarjes tregon njerëz duke ikur dhe duke u strukur pas makinave të parkuara.

Një tjetër foto, e postuar në rrjetet sociale, tregon tavolina dhe karrige të përmbysura në një lokal jashtë ku njerëzit ishin ulur. Policia u ka thënë banorëve që për momentin të qëndrojnë brenda./a2cnn

Image
Image
Image
Image