Rusia pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Rusia pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Bota April 07, 2022 - 18:19

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sapo ka votuar për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i saj për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni në Neë York.

Pro këtij pezullimi kanë votuar 93 shtete duke përfshirë SHBA-në dhe Britania e Madhe, kurse 24 vende votuan kundër dhe 58 shtete absetuan, raporton CNN, transmeton Zeri.info.

Ky pezullim është bërë si kundërpërgjigje ndaj krimeve që ka kryer Rusia ndaj civilëve në Bucha.

Ndërsa, para se të hidhej në votim ambasadori i Ukrianës në OKB, Sergiy Kyslytsya ka akuzuar Rusinë duke i quajtur krimet në Bucha si të tmerrshme.

Në anën tjetër përfaqësuesi i Rusisë, Genadi Kuzmin, e dënoi votimin dhe kombet e tjera, përfshirë Korenë e Veriut dhe Sirinë, i dhanë mbështetje shtetit rus. /Zëri