Shefi i NATO-s thotë se forcat ruse nuk po tërhiqen
Foto: EPA

Shefi i NATO-s thotë se forcat ruse nuk po tërhiqen

Bota March 31, 2022 - 14:33

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se trupat ruse po ripozicionohen në vend që të tërhiqen.

Duke folur në Bruksel këtë pasdite, Stoltenbergu tregoi informatat që ka Inteligjenca e NATO-s.

“Sipas Inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit”, tha Stoltenbergu.

Ai shtoi se priten veprime sulmuese shtesë.

“Në të njëjtën kohë, Rusia ruan presionin ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Kështu që ne mund të presim veprime sulmuese shtesë, duke sjellë edhe më shumë vuajtje”, tha shefi i NATO-s. /Zëri