Kanadaja ndalon pijet alkoolike dhe marihuanën për të pavaksinuarit

Kanadaja ndalon pijet alkoolike dhe marihuanën për të pavaksinuarit

Bota January 20, 2022 - 13:28

Duke filluar nga sot në Quebec, dyqanet që shesin pije alkoolike dhe kanabis, nuk do të shërbejnë më për klientët e pavaksinuar kundër COVID-it. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të kësaj norme të re, oraret e lëna për vaksinim me dozën e parë kundër Covid janë katërfishuar brenda pak orësh. Por kjo nuk është e vetmja masë në fuqi në rajonin frankofon të Kanadasë, për t’u përballur me infektimet në rritje me Omicron.

Aktualisht në rajon, vetëm personat e vaksinuar mund të hyjnë në struktura shëndetësore, impiante sportive, kinema, bare dhe klube. Ndërkohë shumë shpejt të pavaksinuarit nuk do të mund të hyjnë më në dyqane jo ushqimore.

Aktualisht po hartohet një projektligj për të vendosur një taksë për ata që refuzojnë vaksinimin, ndërsa ora policore në fuqi është nga 22.00 deri në 05.00 të mëngjesit. Rreth 82% e popullsisë mbi 5 vjeç kanë marrë dy doza vaksine, por Quebec është provinca kanadeze më e goditur nga Covid.

Shtrimet në spitale janë të shumta dhe sistemi shëndetësor është i brishtë për shkak të mungesës së personelin shëndetësor. Sipas ministrisë së shëndetësisë rastet mujore kanë kaluar nga 3 mijë në 40 mijë./abcnews.al