COVID-19, Irlanda jep 1 mijë euro bonus për punonjësit e vijës së parë

COVID-19, Irlanda jep 1 mijë euro bonus për punonjësit e vijës së parë

Bota January 20, 2022 - 12:13

Të gjithë punonjësit e shëndetësisë në Irlandë do të shpërblehen me 1 mijë euro për shkak të punës së tyre gjatë pandemisë. Nga bonuset do të përfitojnë edhe kujdestarët në shtëpitë e të moshuarve si dhe disa punonjës laboratori, së bashku me pjesëtarët e Forcave të Armatosura që kanë punuar në qendrat e testimit dhe vaksinimit për koronavirusin.

Sipas ministrit të Shpenzimeve Publike Michael McGrath, pagesat do të kalojnë 100 milionë euro në total.

Irlanda ka regjistruar 1,122,428 raste dhe 6,087 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al