11 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

11 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Bota December 01, 2021 - 16:46

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë bërë 2674 testime për COVID-19, ndërsa janë regjistruar 410 raste të reja pozitive.

Sipas raportit nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se gjatë 24 orëve, kanë vdekur 11 pacientë ndërsa 290 janë shëruar.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut, gjithsej janë infektuar 215995 persona, prej tyre, 200293 janë shëruar, 7592 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 8110.