Aksident fatal në një minierë qymyri në Siberi, 11 viktima dhe mbi 40 të plagosur

Aksident fatal në një minierë qymyri në Siberi, 11 viktima dhe mbi 40 të plagosur

Bota November 25, 2021 - 11:32

11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik që ka ndodhur në një minierë qymyri në rajonin Kuzbass të Rusisë.

Gjithsej, 285 persona ndodheshin në minierë në momentin e aksidentit dhe më shumë se 200 janë evakuuar.

Operacioni i kërkimit filloi pas raportimeve për tym në një thellësi prej 250 metrash nën nivelin e tokës. Ndonëse nuk raportohet për ndonjë shpërthim apo zjarr, Ministria e Emergjencave ka bërë të ditur se tymi po pengon përpjekjet e ekipeve të shpëtimit.

Rajoni Kuzbass është në Siberi, rreth 3000 km në lindje të Moskës.

Zona është e njohur për rezervat e saj të mëdha të qymyrit. Ngjarja ka ndodhur në minierën Listvyazhnaya, në qytetin e vogël Belovo.

Sipas guvernatorit rajonal Sergej Tsivilyov, 49 viktima janë dërguar në spitale, me katër në gjendje të rëndë.

Ai tha se 19 divizione të militarizuara të skuadrës së shpëtimit po punojnë në vendin e aksidentit, ndërsa të tjerë janë rrugës.

Duke cituar një burim të paidentifikuar në shërbimet e urgjencës, agjencia e lajmeve TASS raportoi se incidenti u shkaktua nga ndezja e pluhurit të qymyrit, duke çuar në përhapjen e tymit përgjatë boshtit të ventilimit. /A2