Dhjetëra të shpëtuar pas përmbytjeve në Milano

Dhjetëra të shpëtuar pas përmbytjeve në Milano

Bota September 17, 2021 - 14:44

Një stuhi e fortë goditi veriun e Italisë të enjten në mbrëmje, duke detyruar mbylljen e aeroportit të Milanos dhe duke i lënë njerëzit të bllokuar në makinat e tyre në një nënkalim të përmbytur.

Shirat e dendur përmbytën rrugët pranë Aeroportit Malpensa, zonat e shërbimit dhe nënkalimet.

Një deklaratë e zjarrfikësve tha se ata shpëtuan 10 persona të bllokuar në makinat e tyre duke përdorur gomone dhe 20 persona të tjerë të bllokuar në pjesën e ngarkesave të aeroportit, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se aeroporti Malpensa mbeti i mbyllur për më shumë se dy orë dhe aeroplanët u detyruan të ulen në aeroportet e tjera.