Shkon mbi 666 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Shkon mbi 666 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Bota September 17, 2021 - 11:23

Ka shkuar mbi 666 mijë numri i vikitmave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 2 mijë e 660 persona duke e çuar në 666 mijë e 630 numri e viktimave në total.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 41,61 milionë. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,59 milionë raste të konfirmuara dhe 67.482 të vdekur.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 76 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës./tch