Mali i Zi shqyrton injektimin e dozës së tretë

Mali i Zi shqyrton injektimin e dozës së tretë

Bota July 28, 2021 - 20:38

Komisioni Nacional Këshillëdhënës për Imunizim dhe Instituti për Shëndetin Publik në Mal të Zi kanë filluar procedurën e grumbullimit të të dhënave si dhe shqyrtimin e mundësisë për futjen e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit, i është konfirmuar gazetës “Dan” nga ky institucion.

Shefja e repartit për imunizim, Milena Popoviq- Samarxhiq, ka theksuar se është duke u bërë grumbullimi i të dhënave për futjen e dozës së tretë, kurse vendimin definitiv do ta sjellë Komisioni Nacional Këshillëdhënës.

Këtë Komision e përbëjnë 12 specialistë nga fusha të ndryshme të mjekësisë. Ajo ka shtuar se në rend të ditës do të jetë edhe pyetja se cili lloj i vaksinës do të futet si doza e tretë. /Zëri