Vritet presidenti i Haitit në një sulm në shtëpi
Bota
July 07, 2021 - 12:52
Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë në një sulm të armatosur në shtëpinë e tij, sipas deklaratës së kryeministrit të vendit, Claude Joseph.
Joseph ka thënë se rezidenca e presidentit në kryeqytetin Port-au-Prince është sulmuar nga njerëz të maskuar akoma të paidentifikuar në orën një të natës.
Është raportuar se Zonja e Parë është lënduar në sulm. Joseph konstaton se të gjitha masat janë ndërmarrë për garantimin e vazhdimit të funksionit shtetëror, raporton BBC, përcjell Zeri.info.