Përfundon takimi i presidentëve Biden dhe Putin

Përfundon takimi i presidentëve Biden dhe Putin

Bota June 16, 2021 - 17:47

Në Gjenevë të Zvicrës përfundoi samiti midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Lajmi u konfirmua nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Bisedimet midis dy presidentëve zgjatën rreth katër orë dhe u zhvilluan në dy runde.

Nuk është ende e qartë se për çfarë është biseduar dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje.

Biden dhe Putin pritet të dalin së shpejti në konferencë për media./rel