Përhapja e shpejtë e variantit Delta vë në dyshim rihapjen e Anglisë

Përhapja e shpejtë e variantit Delta vë në dyshim rihapjen e Anglisë

Bota June 11, 2021 - 22:45

Presidenti i Anglisë, Boris Johnson, ka njoftuar të hënën se ka gjasa që masat kufizuese ndaj COVID-19 të vazhdojnë edhe pas datës 21 qershor.

Kjo deklaratë e tij vjen si rezultat i përhapjes së shpejtë të variantit Delta në Angli.

“Duhet të jemi vërtet të kujdesshëm. Ne patëm një hapje shumë të madhe në 17 maj ku njerëzit mund të takoheshin me miqtë brenda, në një restorant, në një pijetore dhe të shoqëroheshin gjithashtu brenda’’, ka thënë ministri i Vaksinave COVID-19, Nadhim Zahawi për Times Radio.

Deri më tani në Angli, janë identifikuar 32,323 raste të reja me këtë variant të virusit, i cili u shfaq për herë të parë në Indi, shkruan Euronews, përcjell klankosova.tv

Një epidemiolog i lartë britanik tha të mërkurën se varianti Delta besohet të jetë 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha.

Në anën tjetër, disa shkencëtarë kanë kërkuar që të shtyhet lehtësimi i kufizimeve, derisa njerëzit të marrin dozën e dytë të vaksinës.

Deri më tani, 127,000 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.