SHBA-ja në gjendje të jashtëzakonshme, “Darkside” pas sulmit kibernetik në tubacionin kolonial

SHBA-ja në gjendje të jashtëzakonshme, “Darkside” pas sulmit kibernetik në tubacionin kolonial

Bota May 10, 2021 - 17:01

Sulmi kibernetik që futi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjendje të jashtëzakonshme është kryer nga grupi kriminal, “Darkside”. Në shënjestër ishte tubacioni më i madh i karburantit, Colonial, që ka mbyllur aktivitetin prej disa ditësh. Me bazë në Teksas, ai shpërndan deri në 2,5 milionë fuçi me karburant në ditë për në lindje dhe jug të SHBA-ve.

“Ata bllokuan rrjetet e tyre operacionale duke u siguruar që asgjë të mos kalojë në ato sisteme. Fatmirësisht është diçka e përkohshme dhe jo e qëndrueshme”, tha Robert M. Lee, ekspert i sigurisë kibernetike.

Ky ndalim i shpërndarjes së naftës, benzinës dhe karburantit të avionëve ka shkaktuar shumë probleme në furnizim. Akoma po punohet për ta kthyer në gjendje funksionale, teksa gjendja e jashtëzakonshme lehtëson rregullat për transportimin e karburantit me automjete.

“Lajmi i mirë është se kur Colonial Pipeline të rinisë punën, rafineritë do të kenë furnizime mjaftueshëm për të mbushur boshllëkun, derisa kompania të arrijë ritmet e mëhershme”, u shpreh Andrew Lipow, shoqata Lipow oil.

Sulmi kibernetikndikoi edhe në çmim. “Gjatë të premtes pamë çmimin e naftës dhe benzinës që u rritën 2 cent për një gallon. Tani presim që pa rinisjen e punës së Colonial Pipeline, çmimet të rriten edhe më tej deri në 5 cent për një gallon”, tha Andrew.

Darkside, që bllokoi tubacionin, kërkon një pagesë prej 2 milionë dollarësh për ta ndërprerë sulmin kibernetik./a2cnn