Tension në Jerusalem, 53 të plagosur nga përleshja e besimtarëve palestinezë me trupat izraelite

Tension në Jerusalem, 53 të plagosur nga përleshja e besimtarëve palestinezë me trupat izraelite

Bota May 08, 2021 - 08:06

Besimtarët palestinezë u përleshën me policinë izraelite mbrëmjen e së premtes në kompleksin e xhamisë Al Aksa, duke përshkallëzuar dhunën që zgjat prej disa javësh në Jerusalem.

Pala palestineze bëri të ditur se 53 persona mbetën të plagosur, 23 prej të cilëve u dërguan në spital.

Shumë prej të lënduarve morën dëmtime në fytyrë dhe në sy për shkak të plumbave të gomës dhe granatave trullosëse. Nga pala izraelite mbetën të plagosur 6 policë.

Më herët, trupat izraelite të sigurisë vranë dy palestinezë dhe plagosën një të tretë, pasi një prej tyre hapi zjarr ndaj një baze ku strehoheshin agjentë të policisë kufitare izraelite në Bregun Perëndimor./Euronews.al