Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Policia e Çikagos publikon videon: Oficeri qëllon me armë 13-vjeçarin, teksa ngre duart

Policia e Çikagos publikon videon: Oficeri qëllon me armë 13-vjeçarin, teksa ngre duart

Bota April 16, 2021 - 08:13

Janë rritur tensionet në Çikago, pasi policia publikoi ënjë video në të cilën një oficer qëlloi  një 13-vjeçar, duke e vrarë atë.

Në videon që zgjat disa sekonda, shihet polici duke ndjekur djalin të quajtur Adam Toledo, në një rrugicë dhe duke e urdhëruar atë të ndalet dhe të hedhë poshtë armën që kishte në dorë.

Videoja e kamerave të trupit tregon policin duke bërtitur përpara se të qëllonte 13-vjeçarin, i cili ndërsa ngre duart goditet me plumb në gjoks në 29 mars.

Djali nuk duket se mban një armë në sekondën kur u qëllua, por videoja e policisë tregon një pistoletë afër vendit ku ai ra.

Protesta të vogla u mbajtën të enjten në mbrëmje rreth Çikagos, disa orë pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për qetësi. Ai e konsideroi videon “torturuese dhe pikëlluese”, shkruan A2.

Publikimi i videos vjen pas të shtënave fatale të policisë në 11 prill ndaj Daunte Wright nga një oficer në një periferi të Minneapolis.