Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer: Doza e tretë e vaksinës mund të jetë e nevojshme

Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer: Doza e tretë e vaksinës mund të jetë e nevojshme

Bota April 15, 2021 - 20:07

Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer ka dalë me një deklaratë të re të fundmi ku bën me dije se njerëzit me shumë mundësi do të kenë nevojë të marrin dhe një dozë të tretë të vaksinës së tyre kundër koronavirusit.

Gjatë një diskutimi me një panel në CNBC, Albert Bourla deklaroi se një dozë e tretë e vaksinës që rrit mbrojtjen mund të administrohet 6-12 muaj pasi një person të ketë marrë dy dozat e vaksinës.

Ai gjithashtu shtoi atë që diskutohet prej muajsh tashmë se me shumë mundësi njerëzit duhet të marrin vaksinat kundër koronavirusit çdo vit.

Kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech nisën studimet rreth mundësisë së përdorimit të dozës së tretë të vaksinës që në muajin shkurt. Doza e tretë do të ketë si qëllim për të mbrojtur njerëzit nga variantet e reja të koronavirusit./a2cnn