Publikohet video që “shpëtoi” shqiptarin në Greqi, ishte arrestuar për vrasje, por pamjet tregojnë të kundërtën

Publikohet video që “shpëtoi” shqiptarin në Greqi, ishte arrestuar për vrasje, por pamjet tregojnë të kundërtën

Bota April 15, 2021 - 19:06

Një shqiptar në Greqi është lënë i lirë, pasi akuzohej si autor i një vrasje të ndodhur 4 vite më parë. Një video e siguruar së fundmi nga prokuroria ka zbuluar se e vërteta ishte krejtësisht ndryshe dhe autori i vrasjes është një tjetër person.

Kjo ngjarje ka “pushtuar” mediat greke në një kohë kur pak ditë më parë mbeti i vrarë një gazetar. Neësit.gr ka publikuar videon e vrasjes së ndodhur në tetor të vitit 2017. Kamerat e lokalit të natës tregojnë se autori i vrasjes dhe bashkëpunëtori i tij largohen me vrap rreth orës 04:30 të mëngjesit.

Ndërkohë, shqiptari, i quajtur nga mediat greke si “Takis” duket teksa shkon në lokal në orën 01:30 të mëngjesit i veshur me një xhaketë dhe me një krah të futur në allçi./a2cnn