Koronavirusi shfaqet edhe në vendin ku nuk kishte asnjë të infektuar deri tani

Koronavirusi shfaqet edhe në vendin ku nuk kishte asnjë të infektuar deri tani

Bota March 08, 2021 - 08:27

Kaledonia e re, territori përtej detit i Francës dhe një nga vendet e pakta në planet që ka qenë pa COVID-19, po mbyllet për shkak të zbulimit të nëntë rasteve.

Fokusi i coronavirusit në arkipelagun francez u zbulua pasi një drejtor shkolle u sëmur në ishujt Wallis dhe Futuna – gjithashtu territor francez në Oqeanin Paqësor – dhe detyroi autoritetet të kontrollonin për rastet e coronavirusit.

“Sipas indikacioneve fillestare, pacienti zhvilloi simptoma në mes të shkurtit dhe mund të kishte qenë ngjitës në Wallis dhe Futuna nga fundi i janarit”, u tha gazetarëve Thierry Santa, kreu i qeverisë lokale, raporton france24.

Nuk kishte kufizime të udhëtimit midis dy territoreve franceze, por secili person duhej të ishte në karantinë në mënyrë rigoroze për 14 ditë pasi të kthehej nga zonat e tjera.

Ishujt më parë kanë parandaluar me sukses transmetimin e coronavirusit në një komunitet që ka arritur pothuajse çdo cep të botës.

Kaledonia e Re, e vendosur në brigjet veriperëndimore të Australisë, u bë territor francez në vitin 1853. /eo