Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
8 Marsi në Francë e Siri, gratë protestojë në kërkim të të drejtave

8 Marsi në Francë e Siri, gratë protestojë në kërkim të të drejtave

Bota March 08, 2021 - 08:23

Aktivistët francezë për të drejtat e grave u mblodhën këtë të dielë në Paris për të protestuar kundër seksizmit dhe dhunës seksuale për të shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Ato po ashtu paralajmëruan edhe një grevë ditën e sotme për të kërkuar më shumë barazi dhe të drejta në çdo sektor të jetës.

Protesta të ngjashme në rrugë u organizuan në disa qytetet të Francës.

Në ‘Place De La Republique’, aktivistet mbanin në duar një banderolë të madhe ku shkruhej "ndalo vrasjen e grave".

Në Francë, 90 gra u vranë nga bashkëshortët e tyre vitin e kaluar, nga 146 në 1919.

Grupet franceze që luftojnë dhunën ndaj grave thonë se kjo situatë ka të ngjarë të lidhet me masat e kufizimit të koronavirusit në vend.

"Ne duhet të vijojmë të luftojmë dhunën kundër grave, por të luftojmë edhe më shumë të drejta.  është e rëndësishme për ne  që të mos anashkalojmë të drejtat tona, këtu në Francë apo kudo tjetër në Evropë apo Amerikën e Jugut sepse të drejtat e grave nuk fitohen kurrë”, tha një protestues.

Sirianet kurde në verilindje të Sirisë e kontrolluar nga autoritetet gjysmë-autonome.

Po ashtu kujtuan Ditën Ndërkombëtare të Grave duke kënduar e vallëzuar.

Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP) ka publikuar një raport të ri duke u përpjekur të adresojë pabarazinë gjinore, posaçërisht për qindra miliona gra në vendet në zhvillim të botës.

"Ajo që ne po kërkojmë është që qeveritë të zbatojnë të ardhura bazë të përkohshme për gratë. Nëse mendoni në rritjen e dhunës, dhunës në familje, do të shihni se si vetëm gratë që kanë qasje në disa të ardhura themelore mund të shpëtojnë nga kjo situatë”, u shpreh Raquel Laguna.

Një ditë më parë pikërisht për 8 Marisn edhe ,inistria ruse e Mbrojtjes publikoi një video ku oficeret ushtarake u dhurojnë lule vajzave dhe grave. /euronewsal