Tërmeti dridh sërish Greqinë

Tërmeti dridh sërish Greqinë

Bota March 03, 2021 - 21:14

Një tërmet ka dridhur sërish Greqinë, për të dytën herë gjatë së mërkurës.

Tërmeti prej 5,1 ballësh ndodhi rreth orës 19:24, sipas kohës lokale, në Grizano, njofton Klan Kosova.

Lëkundja ishte në thellësi prej 10 kilometrash.

Dridhja më e madhe gjatë ditës ishte me mangitudë 6.3 të shkallës Rihter dhe u ndje edhe në Shqipëri.

Pas këtij tërmeti pati edhe lëkundje të tjera duke bërë që mijëra banorë ta kalojnë natën jashtë shpive të tyre.

Image