Zviceranët të dielën votojnë për ndalimin e ferexhës në referendumin që po konsiderohet si islamofob

Zviceranët të dielën votojnë për ndalimin e ferexhës në referendumin që po konsiderohet si islamofob

Bota March 03, 2021 - 19:48

Me iniciativën nga Partia Popullore Zvicerane (SVP) e ekstremit të djathtë, zvicëranët do të votojnë të dielën në referendum për të ndaluar mbulimin e fytyrave në publik, spo siç njihet ndryshe ferexhe.

Sondazhet e opinioneve tregojnë se shumica e zviceranëve do ta mbështesin atë dhe ndalimi do të bëhet ligj.

"Në Zvicër tradita jonë është që ju të tregoni fytyrën. Kjo është një shenjë e lirive tona themelore," tha Walter Wobmann, një anëtar i parlamentit i SVP dhe kryetar i komitetit të referendumit, shkruan Reuters, transmeton Zeri.info.

Propozimi i paraprinë pandemisë COVID-19, ku të gjithë të rriturit janë të detyruar të përdorin maska në shumë ambiente për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Propozimi komplikon marrëdhëniet e tensionuara të Zvicrës me islamin pasi qytetarët votuan për të ndaluar ndërtimin e çdo minareje të re në vitin 2009. Dy kantone tashmë kanë ndalime lokale në mbulesat e fytyrës.

Wobmann tha se votimi nuk ishte kundër islamit, por shtoi, "mbulesa e fytyrës është një simbol për islamin politik ekstrem, i cili është bërë gjithnjë e më i spikatur në Evropë dhe që nuk ka vend në Zvicër".

Franca ndaloi të mbulohet fytyra e plotë në publik në vitin 2011 dhe Danimarka, Austria Hollanda dhe Bullgaria kanë ndalime të plota ose të pjesshme të veshjes së mbulesave të tilla.

Askush në Zvicër nuk mban burka dhe vetëm rreth 30 gra mbajnë ferexhe, vlerëson Universiteti i Lucernit. Myslimanët përbëjnë 5.2% të popullsisë zvicerane prej 8.6 milion njerëz, me shumicën e rrënjëve të tyre në Turqi, Bosnjë dhe Kosovë, shkruan Reuters.

Myslimanët zviceranë kanë thënë se partitë e krahut të djathtë po përdornin votën për të mbledhur mbështetësit e tyre dhe për t'i demonizuar ata dhe të tjerët duke paralajmëruar se një ndalim mund të shkaktojë ndarje më të gjera.

"Niqabi është një fletë bosh që i lejon njerëzit të projektojnë frikën e tyre mbi të," tha Andreas Tunger-Zanetti, menaxher i Qendrës së Universitetit të Lucernit për Kërkime mbi Fenë.

"Por ... ka pak gjasa të takoni dikë në një rrugë zvicerane të veshur me një të tillë."

Ai tha se një ndalim rrezikonte të forconte imazhin e Zvicrës si anti-islamike dhe mund të krijonte pakënaqësi tek disa myslimanë.

Rifa'at Lenzin, , një grua myslimane zvicerane67 vjeçe, tha se ajo ishte plotësisht kundër ndalimit, i cili po trajtonte një problem që nuk ekzistonte, në një vend ku myslimanët ishin integruar mirë.

"Ndryshimi i kushtetutës për t'i treguar njerëzve se çfarë mund dhe nuk mund të veshin është një ide shumë e keqe .. Kjo është Zvicra, jo Arabia Saudite."

"Ne jemi myslimanë por jemi qytetarë zviceranë që jemi rritur këtu," tha Lenzin. "Ky votim është thjesht racist dhe islamofob"./Zëri