Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Shtimi i rasteve me COVID-19, Franca dhe Polonia shtrëngojnë masat lokale

Shtimi i rasteve me COVID-19, Franca dhe Polonia shtrëngojnë masat lokale

Bota February 27, 2021 - 22:57

Qarku i Dunkirk, në pjesën veriore të Francës, është një prej 20 zonave të vendit ku janë prezantuar masa të reja shtrënguese të cilat hyjnë në fuqi këtë fundjavë.

Sipas raportimeve të reja, 1 në 100 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19, sipas ministrit të Shëndetësisë Olivier Veran.

Banorët e këtij qarku tashmë do të jenë të detyruar të mbajnë maska në të gjitha ambientet publike si dhe mund të udhëtojnë vetëm për arsye të domosdoshme.

Franca ndodhet në shtetrrethim pas orës 6 të mesditës, ndërsa në fundjavë është në izolim të plotë në disa zona ku janë regjistruar rastet më të larta.

Të njëjtat masa janë marrë dhe për zonën e Nisit, në veriperëndim të Francës.

Qytetarët mund të bëjnë ushtrime fizike dhe të nxjerrin kafshët shtëpiake për jo më shumë  se një orë e jo më larg se 5 kilometra nga vendbanimi i tyre.

Ndërsa në Poloni, provinca Warminsko-Mazurskie është kategorizuar si “zonë me risk të lartë infektimesh” pas shtimit të rasteve të reja, çka do të thotë që hotelet, kinematë, teatrot dhe qendrat tregtare do të qëndrojnë të mbyllura deri më 14 mars. /euronewsal