8 viktima pas një sulmi në një burg në Haiti, mes tyre edhe drejtori i burgut

8 viktima pas një sulmi në një burg në Haiti, mes tyre edhe drejtori i burgut

Bota February 26, 2021 - 11:51

8 persona mbetën të vdekur gjatë trazirave në një burg Croix-des-Bouquets në Haiti, mes të cilëve dhe drejtori i qendrës së ekzekutimit të vendimeve penale.

Incidenti i rëndë u regjistrua në veri të Port-au-Prince, në burgun e Croix-des-Bouquets, i ndërtuar në vitin 2012 nga qeveria kanadeze, i cili kujtohet për arratisjen masive të 300 të dënuarve në vitin 2014.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, persona të armatosur nga jashtë burgut nisën të qëllonin ndaj rojeve dhe duke përfituar nga rrëmuja shumë të dënuar dolën nga rrethimi. Të shtënat vijuan për disa orë dhe në ambientet e brendshme të burgut.

Mediat kanë regjistruar 7 viktima në rrugët pranë burgut, të gjithë të qëlluar me armë, por nuk dihet ende janë të dënuar apo agresorët. /A2