Varianti i ri i koronavirusit, Italia shton masat

Varianti i ri i koronavirusit, Italia shton masat

Bota February 25, 2021 - 10:53

Italia nuk e ka kaluar situatën me pandeminë dhe tani i shtohen edhe variantet e reja të virusit që janë kthyer në një shqetësim serioz për autoritetet shëndetësore.

Derivati që shqetëson më shumë specialistët tani është ai brazilian, me të cilin u zbulua një nxënës në një shkollë të kryeqytetit.

Nga përditësimet e të dhënave ndryshojnë shpeshherë edhe organizimi i zonave të ndryshme të vendit. Në këtë kuadër, nga sot 14 komuna të Emiglia Romagna-s ngjyrosen me portokalli të errët, çka nënkupton shtrëngimin e masave përfshi edhe mbylljen e shkollave./a2news/