Von der Leyen: Vaksinojmë 70% të Europës deri në verë

Von der Leyen: Vaksinojmë 70% të Europës deri në verë

Bota February 25, 2021 - 08:23

“Jam optimiste se do të vaksinojmë 70 për qind të qytetarëve europianë brenda stinës së verës”. Këtë e thotë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në një intervistë për gazetat gjermane.

“Por, ne nuk mund të bëjmë një vlerësim, përveçse në fund të verës. Nuk është një sprint, është një maratonë”, shtoi ajo.

Duke dashur te mos ndalet tek problemet me pajisjen me vaksina nga kompania AstraZeneca, presidentja e komisionit tha se “Prodhuesit e vaksinave janë partnerët tanë në këtë pandemi. Edhe ata gjithashtu po përballen me sfida të pabarabarta, ne vazhdimisht po përballemi me pikëpyetje të reja që ne arrijmë t’i zgjidhim shumicën e kohës në mënyrë miqësore”./A2news