Konfiskohet kokainë në vlerë prej 76 milionë funtesh në Britani

Konfiskohet kokainë në vlerë prej 76 milionë funtesh në Britani

Bota January 22, 2021 - 15:51

Rreth një ton kokainë është konfiskuar në një dërgesë me banane në portin e Southamptonit. Droga është gjetur në një kontejner të një anijeje komerciale, e nisur për në Antwerp në Belgjikë, ka njoftuar Forca Kufitare britanike, raporton BBC-ja.

Kokaina kishte peshë prej 946 kg dhe kishte potencial të shitej në rrugë në vlerë prej 76 milionë funtesh, thanë zyrtarët policorë, transmeton “Zeri.info”.

Sekretarja e Shtetit, Priti Patel, tha se konfiskimi ka penguar “kontrabandën me drogë në një shkallë industriale”.

Kokaina mendohet të jetë futur në ngarkesë në Kolumbi. Ajo u gjet të premten e kaluar kur policët panë “anomali” gjatë një inspektimi rutinor në portin e Hampshiret, shtoi agjencia.

Drejtori rajonal, Tim Kingsberry, tha: “Ky konfiskim ka hequr një sasi të madhe të drogave të rrezikshme nga rruga dhe shkakton humbje të mëdha për trafikuesit”.

Zyrtarët policorë nuk thanë nëse në këtë rast ka të arrestuar. /Zëri

Image
Image