Qeni e pret për ditë të tëra pronarin para spitalit në Turqi
Foto: AFP

Qeni e pret për ditë të tëra pronarin para spitalit në Turqi

Bota January 22, 2021 - 13:27

Një qen i përkushtuar ka kaluar disa ditë duke pritur jashtë një spitali në Turqi, ku pronari i saj i sëmurë po trajtohej.

Kafsha shtëpiake Boncuk, që do të thotë “rruaza”, e përcolli ambulancën që e transportoi pronarin e saj, Cemal Senturk, në spital në qytetin Trabzon të Detit të Zi më 14 janar.

Ajo më pas e vizitoi spitalin çdo ditë, ka raportuar agjencia private e lajmeve DHA, transmeton “Zeri.info”.

E vija e Senturkut, Aynur Egeli, tha se vazhdimisht e kthente qenin në shtëpi, por Boncuku kthehej me vrap te spitali.

Një punëtor sigurimi i spitalit, Muhammet Akdeniz, tha për DHA-në: “Qeni vjen çdo ditë rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje. Nuk hyn brenda. Kur hapet dera, ai e fut kokën për të parë brenda spitalit”.

Të mërkurën Boncuku më në fund u ribashkua me Senturkun kur ai doli jashtë me një karrocë.

“Është mësuar me mua. Edhe mua më mungon shumë, vazhdimisht”, tha ai për DHA-në.

Senturku u lirua nga spitali të mërkurën dhe u kthye në shtëpi me Boncukun. /Zëri

https://www.youtube.com/watch?v=-rdaDrJjiHM&feature=share&fbclid=IwAR2t9DwiWF_1S8G1Am8TCTooNMvd6q0VusZNLx9SCExZwIeQTXlFRKyyXLs

Image