Përplasje fizike mes deputetëve në parlamentin çek

Përplasje fizike mes deputetëve në parlamentin çek

Bota January 22, 2021 - 10:32

Parlamenti çek u përfshi nga përleshjet fizike mes deputetëve gjatë debatit për vazhdimin e situatës së krizës për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Lubomit Volni, një deputet i pavarur nga lista e nacionalistëve radikalë çekë, u përlesh me presidentin Tomas Hansel nga Socialdemokratët, pasi mikrofoni i tij u fik për shkak të fyerjeve.

Forcat e Sigurisë e hoqën deputetin Volni nga salla dhe policia po heton shkeljet e masave të mbrojtjes ndaj koronavirusit, si dhe refuzimin e dy ligjvënësve për të mbajtur maska. /A2