SHBA-ja rikthehet tek Organizata Botërore e Shëndetësisë

SHBA-ja rikthehet tek Organizata Botërore e Shëndetësisë

Bota January 21, 2021 - 09:16

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar një letër që tërheq vendimin e Donald Trump për t’u larguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 6 korrik 2020, SHBA njoftoi zyrtarisht OBSH-në për tërheqjen e saj, pavarësisht kritikave të përhapura dhe një mungese pothuajse të plotë të mbështetjes ndërkombëtare për lëvizjen në mes të një pandemie.

Donald Trump njoftoi synimin e tij për t’u tërhequr në maj të vitit të kaluar, duke akuzuar OBSH-në, pa prova, për mbajtjen e informacionit dhe se mbështeste Kinën.

“OBSH luan një rol vendimtar në luftën e botës kundër pandemisë vdekjeprurëse Covid-19, si edhe ndaj kërcënimeve të tjera të panumërta për shëndetin global dhe sigurinë shëndetësore”, shkroi Biden”. /a2cnn