Bideni: Bashkë do të shkruajmë një rrëfim amerikan të shpresës

Bideni: Bashkë do të shkruajmë një rrëfim amerikan të shpresës

Bota January 20, 2021 - 18:23

Në fjalimin e parë inaugurues të tij, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, bëri thirrje për një Amerikë të bashkuar.

Biden u shpreh se dita e inaugurimit është “dita e Amerikës dhe e demokracisë.

"Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë. Le të fillojmë nga fillimi, të shohim në sy njëri-tjetrin dhe të tregojmë respekt. Politika nuk duhet të jetë një kauzë për luftë. demokracia është e çmuar dhe e brishtë dhe demokracia mbizotëroi”, deklaroi presidenti i 46 i SHBA-së.

Bideni kërkoi nga populli amerikan që të bashkohet e të përbushin të gjithë bashkë detyrat e tyre.

“Kemi pasur cenim të demokracisë, rritje të pandemisë e ulje të ekonomisë. Duhet të bashkohemi. T’i përmbushim eobligimet tona, ta bëjmë këtë e ta shënojnë kapitullin e SHBA-s.

“Puna dhe lutja gjatë shekujve na kanë sjellë në këtë ditë. Na lejoni neve që ta shtojmë punën tonë dhe kur ditët tona të përfundojnë le të thonë fëmijët e fëmijëve tanë se ata kanë bërë më të mirën”, u shpreh Bideni.

Presidenti i ri i SHBA-s tha se do të jetë president për të gjithë amerikanët dhe premtoi se do të luftoj edhe për ata që nuk e mbështetën.

Në fund të fjalimit të tij ai u betua edhe një herë se do të jetë i sinqert në punën e tij dhe do të punojë për Amerikën që të jetë shembull për të gjithë.

“Po e mbylli këtë fjalim me betimin para Zotit dhe para gjithë juve se do të jem i sinqert, do ta mbrojë kushtetutën, demokracinë e Amerikën. Do të sigurohem që gjithçka bëj të jetë në shërbimin tuaj. Së bashku do ta shkruajmë një rrëfim amerikan të shpresës, i cili do të tregojë se i’u kemi përgjigjur thirrjeve të historisë.

Të bëhemi shembull për të gjithë. Tu kthehemi detyrave e përgjegjësive tona për shtetin tonë që e duam me zemra. Ju falemderit ameriikë”, deklaroi Bideni./Zëri