Kryeministri italian fiton votëbesimin edhe në Senat

Kryeministri italian fiton votëbesimin edhe në Senat

Bota January 19, 2021 - 22:46

Kryeministri italian Giuseppe Conte mori sot edhe votëbesimin në Senat. 156 deputetë votuan pro qeverisë Conte në Senat. Ndërkaq 140 deputetë votuan kundër dhe 16 të tjerë abstenuan.

Lideri i “Italia Viva” Matteo Renzi që u bë shkaktar për krizën pas tërheqjes së dy ministrave të qeverisë, sulmoi sot ashpër kryeministrin në sallë.

Renzi foli për një treg të pahijshëm poltronesh, ndërsa deklaroi se “kemi nevojë për një ekzekutiv të fortë”.

Ndërkohë kreu i qeverisë Cone iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Gjithnjë kam qenë i hapur për dialog, por ‘Italia Viva’ ka zgjedhur rrugën e arrogancës. Ne kemi besim se ekipi qeveritar do të forcohet”, tha ai para votimit.

Më herët gjatë paradites duke folur mbi të ardhmen e kabinetit të tij, Conte do të shprehej se: “Nëse nuk do të kem numrat për qeverinë do të shkoj në shtëpi”./Shekulli