Delphine d’Amarzit – gruaja e parë që do të drejtojë tregun financiar francez

Delphine d’Amarzit – gruaja e parë që do të drejtojë tregun financiar francez

Bota January 18, 2021 - 09:29

Delphine d’Amarzit, numri dy i bankës në internet Orange Bank, do të marrë drejtimin e Bursës së Parisit nga mesi i marsit. Kjo u njoftua nga Euronext, duke nënvizuar se ajo do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë tregun financiar francez.

“Delphine d’Amarzit është emëruar presidente dhe administratore e Euronext Paris dhe anëtare e bordit të drejtorëve Euronext nga 15 marsi 2021”, njofton në një shënim grupi që zotëron gjashtë bursa evropiane atë të Parisit, Amsterdamit, Brukselit, Dublinit, Lisbonës dhe Oslos./A2NEWS