Arrestohet një person që posedonte armë dhe 500 plumba, dëshironte të merrte pjesë në inaugurimin e Bidenit

Arrestohet një person që posedonte armë dhe 500 plumba, dëshironte të merrte pjesë në inaugurimin e Bidenit

Bota January 17, 2021 - 17:54

Policia e Washington arrestoi Wesley Allen Beelerin, i cili, me një licencë të falsifikuar, pretendoi se u përpoq të kalonte një pikë kontrolli për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Wesley Allen Beeler kishte një pistoletë gjysmë automatike Glock dhe më shumë se 500 copë municion në kamionin e tij, dhe u zbulua gjatë një kontrolli policor.

Ai gjithashtu kishte leje të paautorizuar për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të presidentit të ri,raporton nzherald.

Beeler u arrestua për posedim të armëve të zjarrit dhe municionit të paregjistruar. Policia gjeti gjithashtu një gëzhojë për një armë dhe fishekë për një armë gjahu.

Anëtarët e Gardës Kombëtare kanë shtuar forcat lokale të sigurisë në kryeqytetin e SHBA-së.

Masat janë forcuar për shkak të inkursionit vdekjeprurës të protestuesve në Capitol më 6 janar, kur pesë vetë vdiqën. Gjithashtu, kërcënimet nga e djathta ekstreme u regjistruan se mund të ndodhte më shumë dhunë. /Telegrafi/