Abuzoi seksualisht me djem të mitur, vetëm 5 vite burg për priftin

Abuzoi seksualisht me djem të mitur, vetëm 5 vite burg për priftin

Bota January 16, 2021 - 16:48

Një ish-prift anglez, i cili abuzoi seksualisht me djem të mitur në vitet ’70 dhe ’80, është dënuar me 5 vite burg.

63-vjeçari Stephen Hardwicke, nëpërmjet një loje me letra, mashtronte djem të moshave 10-15 vjeç për të kryer akte seksuale.

Akuzat e para ndaj tij dolën në tetor të vitit 2015 dhe hetimet e mëtejshme çuan në gjetjen e disa viktimave. Prifti u arrestua në qershor të vitit 2018./A2NEWS