Infektuar: 55851
Shëruar: 49269
Vdekur: 1410
Trumpi drejt shkarkimit, Pelosi: Askush mbi ligjin, e nënshkruaj me trishtim dhe zemër të thyer

Trumpi drejt shkarkimit, Pelosi: Askush mbi ligjin, e nënshkruaj me trishtim dhe zemër të thyer

Bota January 14, 2021 - 00:51

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, foli shkurt për gazetarët para se zyrtarisht të nënshkruante dokumentin që nis procedurat për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

“Sot vërtetuam që askush nuk është mbi ligjin, as Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Donald Trump është një rrezik i qartë për vendin tonë”, tha Pelosi, transmeton "A2news".

“Tani, me trishtim dhe zemërthyer për atë çka kjo do të thotë për vendin tonë, po nënshkruaj akuzën për shkarkim”.