Australi, babai vret foshnjen pasi e qara po e bezdiste kur po luante video-lojë

Australi, babai vret foshnjen pasi e qara po e bezdiste kur po luante video-lojë

Bota December 05, 2020 - 21:21

E qara e fëmijës së tij 7-javësh nuk po e lejonte të përqendrohej në lojë dhe për këtë arsye, një i ri nga Australia goditi fort foshnjen, duke i shkaktuar dëmtime në trup që e çuan në vdekje pas disa ditësh.

22-vjeçari Joseph William McDonald pranoi fajin, pasi fillimisht i kishte thënë partneres së tij se fëmija i kishte rënë nga duart pa dashje kur po i ndërronte pelenat.

Për këtë arsye, fëmija nuk u dërgua në kohë në spital. Pasi u shtrua, mjekët panë se foshnja kishte të dëmtuar shtyllën kurrizore.

Tashmë, i riu rrezikon deri në 20 vite burg.