Erdogan: Armiqtë e Islamit dhe Muslimanëve janë gjithashtu presidentë të disa vendeve

Erdogan: Armiqtë e Islamit dhe Muslimanëve janë gjithashtu presidentë të disa vendeve

Bota November 25, 2020 - 14:25

Myslimanët po përballen me të njëjtën fushatë linçimi dhe urrejtjeje që u krye në Evropë kundër hebrenjve në prag të Luftës së Dytë Botërore, thotë presidenti turk.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të mërkurën se armiqësia ndaj Islamit dhe myslimanëve është bërë një politikë e mbrojtur nga presidentët e disa vendeve evropiane, raporton Aljazeera dhe transmeton Zeri.info.

Erdogan shtoi se të drejtat dhe liritë e miliona myslimanëve në Evropë nuk mund t'i lihen vullnetit të politikanëve të paaftë.

"Në platformat ndërkombëtare dhe brenda kornizës së ligjit dhe demokracisë, ne duhet të luftojmë kundër racizmit kulturor, i cili ka përmbytur Perëndimin si një murtajë. Bashkimi i forcave tona është rruga për atë luftë, pa asnjë dyshim," tha Erdogan.

Ai tha se pandemia COVID-19 na kujtoi se njerëzimi ka të njëjtin fat dhe se "ne të gjithë jemi në të njëjtën anije, pavarësisht nga feja, gjuha apo kombi".

Ai mbajti një fjalim hyrës nga Pallati Presidencial në fillim të sesionit të 36-të të Komitetit të Përhershëm të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (COMCEC)./Zëri