35 viktima dhe 387 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

35 viktima dhe 387 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Bota November 23, 2020 - 21:23

Shënohet numri më i ulët i rasteve të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut që prej disa javës, por edhe numri i testeve ka qenë shumë i ulët.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer vetëm 1 176 teste të dyshuara për COVID dhe prej tyre 387 kanë rezultuar pozitivë, ose 33 për qind e testeve të kryera. Ndërsa shqetësues mbetet numri i lartë i viktimave, plot 35 gjatë 24 orëve të fundit.

Po ashtu janë shëruar edhe 528 persona.